Protesta e dhunshme e 11 majit, Gjykata jep masat e sigurisë për 50 të arrestuarit

Protesta e dhunshme e 11 majit, Gjykata jep masat e sigurisë për 50 të arrestuarit
Lidhur me protestën e opozitës më 11 maj, Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për 50 të arrestuarit.

20 prej të arrestuarve do të mbeten në burg ndërsa 11 të tjerë në “arrest shtëpie”.

19 janë lënë në masën 'detyrim paraqitje' pasi ishin nën moshën 19 vjeç.

Nga ana tjetër ish-deputeti demokrat Edmond Spaho deklaroi se ishte një vendim i pritur nga Rama, i cili është në fundin e tij.

"Nuk presim tjetër nga veglat e Edi Ramës. Kur Saimir Tahiri i organizuar për trafik droge hetohet i lirë ndërsa ata që luftojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme futet në punë. Ky është një gjyq politik.  Sahit Dollapin e goditën  me plumb plastik dhe e rrahën ne shkop gome, keni dëgjuar ndonjë arrestim. Fundi i Ramës është i padiskutuar",  tha Spaho.

 Protestuesit e arrestuar akuzohen  për kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Policia bëri të ditur se janë 16 efektivë të saj të cilët janë plagosur “nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave Molotov”.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

loading...
loading...