Protesta, Basha: S’do të pranojmë kurrë Shqipërinë e krimit, të korrupsionit, hajdutërisë...

Protesta, Basha: S’do të pranojmë kurrë Shqipërinë e krimit, të korrupsionit, hajdutërisë...
Në fjalën para protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se Edi Rama nuk do të mundet më të bllokojë rrugën Europiane të Shqipërisë.

“Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka qëllim të dhunojë shqiptarët, të dhunojë zgjedhjet. Shumë duhet të jenë në burg, por janë sot të pandëshkueshëm.

Zgjedhje me krimin nuk do të ketë më. Sot do të bëhet e parë norma e parë e Shqipërisë Europiane. ne do të dëgjomë misionin tonë. E duam Shëipërinë si gjithë Europa.

Sot na nderojnë në këtë protestë studentët e PPE, përfaqësues të partive simotra nga të gjitha vendet e Europës.

Mos provokoni. Ndalni dhunën ndaj invalidit. Nuk vjen e keqja nga invalidi, vjen nga Rama i lidhur e krimin.

Efektivët e policisë janë vëllezëri tanë ata janë po kaq të kërcënuar nga krimi sepse krimi është komandanti i vërtetë i Policisë së Shtetit.

Mos cënoni efektivët e policisë. Beteja jonë është me krimin, me qeverinë e lidhur me krimin....

Jemi mbledhur në referendumin më të madh, nga Shkodra në Vlorë, nga Tropoja në Gjirokastër, ju uroj nga zemra mirë se keni ardhur në Kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sot këtu me një mision, për të çliruar Shqipërinë e krimit të korrupsionit, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Jemi mbledhur sot këtu me një kushtrim me një qëllim, me një mision për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit, të korrupsionit, hajdutërisë, por për Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëri si gjithë Europa ka 30 vite që shqiptarët bëjnë sakrifica të përditshme.

Jemi sot në një udhëkryq të tmerrshëm produkt i një njeriu dhe klanit të tij të babëzitur, ndaj jemi këtu për ti dhënë një mesazh të prerë: Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën drejt Europës. Rama ik! 6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës e kanë lënë Shqipërinë jashtë europës, vendi i vetëm në botë pa gjykatë kushtetuese. Sot drejtësia shqiptare është më e kapur se kurrë, kjo është vepra e zezë e Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale. Rama ik!”, tha mes të tjerave Lulzim Basha. /l.k./ LIVE: