Protesta, arrestohet Sekretari Organizativ i PD, Sait Dollapi

Protesta, arrestohet Sekretari Organizativ i PD, Sait Dollapi
Situatë e rënduar në kryeqytet, protestuesit zhvendosen nga Parlamenti te godina e drejtorisë së Policisë Tiranë.

Ky veprim erdhi pasi disa forca policore iu sulën dhe dhunuan Sekretarin Organizativ të PD, Sahit Dollapi dhe e arrestuan atë.

PD denoncon se Dollapi ka vazhduar të dhunohet edhe në furgonin ku e futën brenda.

Forcat speciale e kanë tërhequr zvarrë sekretarin e PD dhe e kanë marrë në ambientet e brendshme të Kuvendit, denoncoi PD në një komunikatë para pak çastesh.

PD tha edhe se policët me maska kanë shtyrë dhe ish-deputeten Albana Vokshi.

“Sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi ka qenë gjatë gjithë kohës në krye të protestës duke u bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë, nuk ka kryer asgjë të kundraligjshme”, - u shpreh z.Basha pak para se t’i bënte thirrje protestuesve të shkojnë që të gjithë te drejtoria e Policisë Tiranë. /afp.al/