Pritet të godasë korrupsionin në nivele të larta, shtyhet sërish ngritja e SPAK

Pritet të godasë korrupsionin në nivele të larta, shtyhet sërish ngritja e SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë ngritjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me të paktën 3 javë.

KLP votoi me 10 vota pro shtyrjes dhe me një votë kundër.

Shtyrja e ngritjes së SPAK, institucioni i cili pritet të godasë korrupsionin e niveleve të larta, ka ardhur për shkak të një kërkese të Komisionit të Posaçëm të KLP-së, ngarkuar me vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Një ndryshim në formë amendimi është kërkuar për rregulloren  “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, çka ka sjellë dhe shtyrjen sërish të ngritjes së SPAK.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...