“Princi i vogël”, libri i dytë më i përkthyer në botë pas Biblës

“Princi i vogël”, libri i dytë më i përkthyer në botë pas Biblës
Libri “Princi i Vogël” i autorit Antoine de Saint-Exupéry, është përkthyer në gjuhën e 300-të, një dialekt arab i quajtur Hassanya, duke u bërë kësisoj libri i dytë në botë më i përkthyer pas Biblës.

Libri është publikuar në vitin 1943 dhe është një novelë e shkurtër, që flet mbi një djalë të vogël i cili me anë të tregimeve të tij e shpalosë botën, problemet e saj dhe sidomos të rriturit, përrallat, premtimet dhe ambiciet kur rritemi, flet mbi shkretëtirën e Saharës, asteroidet.

Libri ka shitur rreth 160 milionë kopje në mbarë botën, rreth 2 milionë kopje shiten çdo vit.

Bibla është përmbledhje e teksteve të shenjta dhe mbetet libri më i shpërndarë e i përkthyer në botë. Bibla e krishterë përbëhet nga shkrimet e shenjta hebraike, të cilat kanë qenë të quajtura Dhiata e Vjetër, dhe disa nga shkrimet e më vonë të njohura si Dhiata e Re.

loading...
loading...