Presidentja kroate: Po krijohet vakum i rrezikshëm në Europën Juglindore

Presidentja kroate: Po krijohet vakum i rrezikshëm në Europën Juglindore
Pas samitit të Brdo Brijunit, i mbajtur në Tiranë, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic tha se dëshirohet sa më shpejt liberalizimi i vizave për Kosovën. Por në të njëjtën  kohë edhe përfshirjen në proces të të gjithë vendeve të tjera kandidate.

“Jemi për një proces të mbështetur mbi meritë. Jam e frikësuar për situatën që kemi tani, diskutimet vetë brenda Bashkimit Evropian jemi duke krijuar një vakum të rrezikshëm në Europën Juglindore. Kanë dyshimet e tyre dhe ky vakum duhet të plotësohet dhe mbushet”, u shpreh presidentja kroate.