Presidenti sllovak: Koha të shikojmë zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor

Presidenti sllovak: Koha të shikojmë zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor
“Pas zgjedhjeve europiane është koha që të shikojmë procesin e zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor, në një mënyrë tjetër”, tha dje nga Tirana, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

“Është diçka e zakontë dhe e natyrshme që Komisioni duhet të drejtojë negociatat me qeveritë e vendeve të ndryshme, por në të njëjtën kohë Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe gjithë Bashkimi Europian duhet të ketë para syve panoramën e përgjithshme të rajonit”, shtoi ai.

Duke pohuar më tej se duhet të përpiqemi t’i ftojmë të gjithë ata në proces. Kjo pasi të gjithë do të varen nga njëri-tjetri, dhe në këtë rast ekziston mundësia që problemet të zgjidhjen në një mënyrë më të mirë.