Presidenti polak: BE-ja t’i mbajë dyert hapur për vendet e Europës Juglindore

Presidenti polak: BE-ja t’i mbajë dyert hapur për vendet e Europës Juglindore
Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert të hapura për anëtarësimin e vendeve të Europës Juglindore. Kështu deklaroi dje presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, në konferencën për shtyp pas samitit të radhës së liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.

“Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Europës dhe është e rëndësishme për historinë e saj, për zhvillimin e Europës, për të ardhmen e saj për të pasur gjithë këto ekonomi të ndryshme europine”, nënvizoi Duda.

Sipas tij, Europa ka nevojë për Europën Juglindore dhe Europa Juglindore ka nevojë për Europën. “Jam i bindur se me një mbështetje të mençur këto vende do të bëhen pjesë e BE-së në të ardhmen”, shtoi presidenti i Polonisë.