Presidenti Meta takon Mogherinin: Integrimi europian është e vetmja rrugë përpara

Presidenti Meta takon Mogherinin: Integrimi europian është e vetmja rrugë përpara
Në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit, Presidenti Meta priti në Tiranë shefen e diplomacisë së Jashtme të BE, Federica Mohgerini.

Në lidhje me këtë Meta shprehet se prania e Mogherinit në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara.

Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal”, shkruan Meta.

/f.ç/Albanian Free Press Online/