Presidenti Meta: Si arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi

Presidenti Meta: Si arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaron se Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë dhe se mund të arrihet marrëveshje përfundimtare vetëm mes këtyre dy vendeve përmes një procesi konstruktiv, ligjërisht të detyrueshëm, tërësor dhe të zbatueshëm, që normalizon plotësisht marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një mesazh në rrjetin social, Kreu i Shtetit Shqiptar shkruan: “Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit.” /l.k./

Foto Google