Prangoset në Tiranë italiani mashtrues

Prangoset në Tiranë italiani mashtrues
Një 43-vjecar, lindur dhe banues në Itali është arrestuar në kryeqytet me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.N.

Policia sqaron se ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia/Itali, me vendimin e datës 22 nëntor 2018 , e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale të “Mashtrimit”.

Po sipas saj, shtetasi italian M.N, më 26 korrik 2014 është ndaluar me iniciativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjendje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një automjet,  dy aparate celular dhe dokumente.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...