"Porta drejt Ferrit", çfarë zbuloi ekipi polak në Guatemala për fiset Maja

"Porta drejt Ferrit", çfarë zbuloi ekipi polak në Guatemala për fiset Maja
Një ekspeditë polake në Guatemalë ka gjetur qindra anrefakte në ujërat e liqenit “Peten Itza”, duke përfshirë edhe dëshmi të ritualeve fetare të fisit antik Maja.

Vendi njihet edhe si porta për të kaluar në botën e nëndheshme ose si është quajtur edhe "Porta drejt Ferrit", ku përtej saj ka një seri tunelesh nëntokësore, ku bëheshin edhe sakrifica me njerëz.

Tuneli nëntokësor, hyrja për në të cilin është nga porta e një piramide të lashtë, është një dëshmi e gjallë e spiritualitetit të fisit antik dhe e kozmologjisë së tyre.

Këto vende për bindjet e Majave ishin aq të rëndësishme sa ata praktikuan sakrificën njerëzore këtu, duke hedhur trupa në thellësitë e shpellave, me shpresën për të fituar favorin e perëndisë së tyre të shirave, Chac.

Para ardhjes së spanjollëve në Meksikë në shekullin e 16-të, popullata e Majave ishte një nga qytetërimet e mëdha të botës dhe qyteti i shkatërruar i Chichen itza, në Gadishullin Jukatan, është një nga arritjet më mbresëlënëse të tyre.

Përhapur mbi 6 km katrorë, u ndërtua rreth shekullit të 5-të dhe 6-të pas Krishtit, por kryesisht u braktis nga koha e pushtimit spanjoll.

Ekipi gjeti jo pak eshtra njerëzore çfarë është dhe një shenjë e qartë e historisë së përgjakshme të shpellës. Në një prej këtyre piramidave, një ekip gërmimi gjeti një kafkë fëmije e cila është jo pak e dëmtuar.

Dhëmbët ishin të moshës së qumështit çfarë edhe demonstron moshën e mitur të fëmijës. Me shumë mundësi thonë arkeologët fëmija i gjetur ishte një dëshmi e sakrificave në njerëz që Majat rregullisht bënin për botën e nëndheshme dhe që kryesisht bëheshin me fëmijë të moshave të mitura.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...