Policia jep shifrat: Sa veta u arrestuan nga protesta e djeshme?

Policia jep shifrat: Sa veta u arrestuan nga protesta e djeshme?

Policia e Shtetit dha sot shifrat zyrtare te personave të arrestuar pas protestës së dhunshme të opozitës dje.

Sipas saj, 84 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.

"Në datë 11 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.

Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, këtu pa marrë leje në organet kompetente.

Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas në rrugën “George Ë. Bush” si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek Kryeministria e Parlamenti me bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës", pohon policia.

loading...
loading...