Pësoi atak kardiak teksa drejtonte makinën, humb jetën 30-vjeçari në Tiranë

Pësoi atak kardiak teksa drejtonte makinën, humb jetën 30-vjeçari në Tiranë
Një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në kryeqytet pasi pësoi arrest kardiak teksa i jepte makinës.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 17.45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ku S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Shtetasi S.V,  ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.

/f.ç/Albanian Free Press Online/