Përplasja me Thaçin, Vuçiç: I fola serbisht!

Përplasja me Thaçin, Vuçiç: I fola serbisht!
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke komentuar ecurinë e Samitit të Brdo-Brijonit në Tiranë, ka përmendur atë që ai e ka quajtur si përplasje me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kështu, mediat serbe citojnë se ai i ka thënë u ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që të ndalin deklaratat për unifikimin e shqiptarëve. “Unë u thashë atyre, mblidhni mendjen, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, është shprehur ai. Kurse sa i përket deklaratës së kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e problemit për çështjen e kufirit Kosovë- Serbi, Vuçiç tha se i tha që nuk ia vlen.

“Unë i thashë, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviçin, Borut Pahorin e Andrej Dudën dhe amerikanët. Por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe ne duhet të zgjidhim këtë”, ka komentuar ai. Nga ana tjetër, lideri serb ka treguar po ashtu edhe përplasjen që ka pasur me presidentin e Kosovës. “E pyeta edhe Thaçin: Çfarë po bën, a ke ardhur me ata amerikanët, a po të ndihmon dikush? Ia thashë në gjuhën serbe. Ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë, nuk mund ta bëni. Unë nuk do t’u jap asgjë për të cilën keni folur dhe çfarë do të bëjmë tani?”,  është shprehur Vuçiç. Kurse sa i përket shtrëngimit të duarve me Hashim Thaçin, ai u shpreh se nuk është asgjë zyrtare.