"Perla" e Kompany shtang dhe Liverpool-in, kampioni i Anglisë vendoset në testin e fundit

"Perla" e Kompany shtang dhe Liverpool-in, kampioni i Anglisë vendoset në testin e fundit
Me një pikë më shumë se Liverpool, Manchester City kryeson për momentin kampionatin më të luftuar në Europë, atë të Premier Ligës.

Kur është luajtur edhe java e 37-të e saj, Manchester City kryeson me 95 pikë ndërkohë që titulli do të vendoset në testet e fundit të këtij sezoni. Manchester City do të sfidojë Brighton në transfertë, ndërkohë që Liverpool mat forcat me Wolves.

Sa i përket takimit të sotëm, Manchester City mposhti minimalisht 1-0 Leicester City. Një takim i vendosur nga "perla" e mbrojtësit, Vincent Kompany. Belgu nxori nga repertori i tij një goditje brilante nga jashtë zone, duke i shtangur të gjithë. Më shumë se Leicester, goli i mbrojtësit shtangu Liverpool, që deri në ato momente kryesonte me 1 pikë më shumë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/