Përgjimet e grupit kriminal në Sarandë, Krimet e Rënda urdhërojnë ndalimin e publikimit të materialeve

Përgjimet e grupit kriminal në Sarandë, Krimet e Rënda urdhërojnë ndalimin e publikimit të materialeve
Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka zbardhur një urdhër ku ndalon publikimin e proçedimit penal, të vitit 2018, lidhur goditjen e grupit kriminal një ditë më parë që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Pas publikimeve të grupit në media, Prokurori Anton Martini ka firmosur urdhrin.

"Si burim informacioni citojnë; “ kemi në dispozicion dosjen hetimore me përgjimet e kryera”, etj. Dosja hetimore, gjendet në zyrën e prokurorit dhe një kopje e saj në zyrën e gjyqtarit që ka caktuar masat e sigurimit personal dhe në asnjë rast në dispozicion të asnjë personi që ligji nuk e obligon.Nisur nga fakti se publikimi i bisedave të përgjuara që gjenden në pjesën arsyetuese të këtij vendimi, cënojnë sekretin e hetimit paraprak lidhur me proçedimin penal Nr.173, të vitit 2018, i cili nuk ka përfunduar akoma, ç`moj se duhet ndaluar publikimi i tyre nëpërmjet shtypit ose çdo lloj  forme tjetër informacioni masiv" thuhet në njoftim.

Po kështu subjektet e proçedimit penal, avokatët mbrojtës, etj, të cilët për shkak të cilësisë së tyre njihen me aktet e proçedimit penal të dërguara në gjykatë dhe me vendim penal Nr.81, datë 06.05.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ndalohen t`i bëjnë publike ato.

Shkelja e këtij urdhëri, personat përgjegjës i ngarkon me përgjegjësi penale.

/f.ç/Albanian Free Press Online/