"Për Shqipërinë si Europa", PD marshon sot në 18:30 kundër Ramës kryeministër

"Për Shqipërinë si Europa", PD marshon sot në 18:30 kundër Ramës kryeministër
Autobusë dhe makina private janë nisur nga disa rrethe për tiu bashkuar protestës së sotme të opozitën në orën 18:30.

PD pas mbledhjes urgjente me aleatët mesnatën e së shtunës vendosi për një protestë tjetër e pesta në rradhë.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitarë i kanë ftuar qytetarët sot në një tjetër protestë kombëtare “për Shqipërinë si Europa”, por ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste.

Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshne qe punon për mirëqenien e qytetarëve.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

loading...
loading...