Pas dy orëve tek Kryeministria, protesta e opozitës zhvendoste tek Parlamenti

Pas dy orëve tek Kryeministria, protesta e opozitës zhvendoste tek Parlamenti
Pas dy orëve rezistence para Kryeministrisë opozita po marshon drejt Parlamentit.

Gjatë protestës para Kryeministrisë ka pasur edhe incidente. Protestuesit hodhën molotovë duke djegur derën e këtij institucioni.

Protestuesit thërrasin “Rama ik!”.

Nuk kanë munguar edhe momentet e tensionit, përplasjet me policinë, e cila disa herë hodhi gaz lotsjellës për te zmbrapsur protestuesit.

Kryetari i PD-së bëri thirrje për të çliruar nga zgjedhjet me krim dhe qeverisja me krimin dhe kriminelin, ndërkohë që kryetarja e LSI-së pati një mesazh ku i thoshte Ramës se: “Ai e di shumë mirë që zyra e tij pushtohet në një sekondë, por do të jetë shumë më keq nëse shqiptarët do i hyjnë në zyrë”.

Kryetari i PD-se pas përdorimit të gazit lotsjellës nga policia ndërpreu fjalimin e tij dhe i ndjekur nga protestuesit bëri ecejake në segmentin rrugor që lidh bulevardin me RTSh.

Lidhur me situatën reagoi edhe presidenti Meta, i cili u bëri thirrje palëve të ruanin qetësinë dhe shmangnin dhunën.

Edhe ministri i Brendshëm Lleshaj reagoi pas tensionimit të situatës përmes një mesazhi në rrjetin social ku shkruhej: “Me molotov nuk ndërtohet demokracia”.

Disa here ka përplasje mes protestuesve dhe policisë si dhe sërish nuk munguan molotovët e hedhura drejt derës se Kryeministrisë.

Më herët, kreu i PD-së, Basha në fjalën theksoi se kjo ishte betejë për jetë a vdekje. Beteje deri në fund dhe fitore duke lëshuar thirrjen “Rama ik!”. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...