Paloka-Mogherinit: Në cilin vend të BE funksionon drejtësia pa Gjykatë Kushtetuese e hyjnë në Parlament trafikantë

Paloka-Mogherinit: Në cilin vend të BE funksionon drejtësia pa Gjykatë Kushtetuese e hyjnë në Parlament trafikantë
Pas konferencës së përbashkët të shefes së politikës së Jashtmë të BE-së Frederika Mogherinit dhe kryeministrit Rama, ka ardhur edhe reagimi nga PD.

Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka i ka drejtuar disa pyetje Mogherini nëse ka një rast në BE që qeveria të ketë asgjësuar Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, nëse ka ministra e funksionarë që kapen në përgjime dhe nuk hetohen apo ku janë futur në parlament dhe qeverisje, trafikanë, përdhunues, hajdutë etj.

Paloka thekson se Shqipëria do të shkojë në Europë kur të largojë Edi Ramën.

Postimi:

Shqipëria do të shkojë në Europë pasi të largoje Edi Ramën.

Në cilin vend të BE funksionon drejtësia pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë?

A ka sot një rast në BE që një qeveri me veprimet e saj të ketë asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë?

Në cilin vend të BE, ministra dhe funksionarë të lartë politikë kapen në përgjime me drejtues organizatash kriminale duke shit-blerë vota dhe më e pakta nuk hetohen?

A ka ndonjë vend në BE që prokuroria bën gjithçka për të prishur provat e shitblerjes së votave ku janë implikuar ministra, deputetë, kryetarë bashkish?

Në cilin vend BE ka toleruar e ca më keq, mbështet shit-blerjen e votës deri më sot?

Në cilin vend të BE një ministër është në hetim si bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës dhe qeveria nuk ka dhënë dorëheqjen?

Në cilin vend të BE një person me vëllain e dënuar për trafik droge dhe aktiv në trafikun e drogës bëhet ministër i brendshëm dhe në vend që të hetohet trafiku i drogës ndiqen penalisht denoncuesit?

Në cilin vend të BE qeveria kërkon të vjedhë 40 milionë euro në 2 km rrugë me kompani fantazmë e duke dhunuar banorët që u prishën shtëpinë ndërkohë që drejtësia hesht?

A ka një vend anëtar të BE ku partia qeverisëse ka futur në parlament dhe qeverisje; trafikantë femrash, trafikantë droge, vrasës, përdhunues, hajdut ordiner e të korruptuar?

A ka ndonjë vend të BE që i pranon këto standarde?! Natyrisht që JO.

Prandaj Edi Ramës i është mbyllur dera në fytyrë nga vendet anëtare të BE që janë kundër krimit, drogës dhe korrupsionit.

E ardhmja e Shqipërisë është në Europë por me Edi Ramën kjo ditë bëhet gjithnjë e më e largët.

Asgjë dhe askush nuk e mbron dot me pushtetin e tij, as me para droge e korrupsioni, as me presione destabiliteti. Kjo kohë ka marrë fund dhe këtë e dëshmoi mëse qartazi dhe Samiti i Berlinit.

Shqipëria do të hapë negociatat; kur të garantojë zgjedhje të lira; kur të ndajë politikën nga krimi; kur të luftojë krimin, drogën dhe korrupsionin.

E kjo do të bëhet, duke nisur me largimin e Edi Ramës.

/f.ç/Albanian Free Press Online/