PAKISTAN/ Përgjaket Ramazani, të paktën 8 të vrarë dhe 25 të plagosur nga sulmi me autobombë

PAKISTAN/ Përgjaket Ramazani, të paktën 8 të vrarë dhe 25 të plagosur nga sulmi me autobombë
Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ka shënjestruar pjesëtarët e sigurisë, të cilët kanë qenë duke ruajtur një tempull sufist në qytetin Lahore të Pakistanit, ka njoftuar policia.

Zyrtari i lartë policor, Arif Nawaz Khan u ka thënë gazetarëve se shpërthimi i 8 majit ka qenë sulm vetëvrasës që ka goditur një veturë duke bartur pjesëtarë të policisë.

Sipas tij, pesë zyrtarë policorë janë në mesin e personave të vrarë në sulmin jashtë tempullit të njohur si Data Darbar.

Policia ka thënë se qindra pelegrinë kanë qenë brenda dhe jashtë tempullit kur ka ndodhur shpërthimi.

Kryeministri pakistanez, Imra Khan ka dënur sulmin që ka ndodhur pak pas nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Khan ka thënë se autoritetet nuk kanë pasur paralajmërim për ndonjë kërcënim ndaj këtij tempulli.

Data Darbar, konsiderohet se është një nga tempujt më të mëdhenj në Azinë Jugore, dhe vizitohet nga qindra mijëra persona gjatë një viti.

Ky tempull është sulmuar edhe më 2010, duke lënë të vdekur më shumë se 40 persona.

Sufizmi është formë e misticizmit islamik që ekziston në gjithë botën islamike.

Ekstremistët sunitë e konsiderojnë sufizmin armiqësor andaj edhe kanë kryer një varg sulmesh gjatë festave dhe në tempujt sufistë. /REL