Pagarusha legjendë feston ditëlindjen

Pagarusha legjendë feston ditëlindjen
Edhe ne jemi dakord plotësisht me përshkrimin që ka bërë në foton e saj këngëtarja Aurela Gaçe. Ajo ka uruar të madhen Nexhmie Pagarusha për ditëlindjen duke e quajtur legjendë e gjallë. Në historinë e muzikës Nexhmie Pagarusha ka lënë gjurmë të pashlyera ndaj të gjithë artistët shqiptarë e kujtojnë me shumë respekt një nga zërat më mbresëlënës të të gjitha kohërave. Përveç këngëtares Aurela Gaçe, një foto e mrekullueshme, me kostumet popullore është edhe ajo e Shyhrete Behlulit me të madhen Pagarusha.