OSBE, apel: Reformat të vijojnë me deputetët e rinj në parlament

OSBE, apel: Reformat të vijojnë me deputetët e rinj në parlament
“Reforma zgjedhore dhe reformat e tjera duhet të vazhdojnë me kontributin e deputetëve të rinj në parlament”. Kështu mësohet t’i ketë thënë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimit Evropian, Thomas Greminger, kryeparlamentarit shqiptar, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi të përbashkët në Austri.

Teksa përshëndeti edhe rifillimin e punës së komisionit të reformës zgjedhore, me pjesëmarrjen edhe të deputetëve të rinj të opozitës, të cilët po plotësojnë vendet ne Kuvend.

Nga ana e tij, Ruçi e falënderoi Greminger për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, për marrjen e kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 dhe në mënyrë të veçantë për gatishmërinë e ODIHR-it për të monitoruar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.