Opozita mblidhet nesër para Kryeministrisë, 1200 forca policie dhe mjetet ujëhedhëse në gadishmëri

Opozita mblidhet nesër para Kryeministrisë, 1200 forca policie dhe mjetet ujëhedhëse në gadishmëri
Ashtu siç është parashikuar opozita pritet të organizojë nesër një protestë kombëtare në Tiranë, e treta në rradhë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka postuar në Facebook një mesazh të posaçme dhe me thirrjen për bashkim.

PD dhe LSI ka organizuar mbështetësit edhe në rrethe ku Basha dhe Kryemadhi i kanë ftuar edhe vetë gjatë takimeve të tyre ku kanë prezantuar platformat opozitare.

Tubimi do të nisë në orën 18:30 para Kryeministrisë.

Policia mësohet se ka angazhuar mbi 1200 efektivë që do të jenë në gatishmëri si para godinës së qeverisë ashtu dhe pranë institucioneve të tjera shtetërore.

Në mbështetje të tyre do të jenë dhe mjetet ujëhedhëse, ashtu si dhe ka ndodhur në tubimet e shkuara.

Ashtu si dhe më parë, pak orë para protestës së ditës së shtunë nga ana e opozitës, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zgjedhur të bëjë një mesazh në faqen e saj zyrtare në Facebook ku bën thirje për të mos pasur dhunë në këtë protestë dhe se dhuna qoftë edhe nga një person i vetëm do ta kompromentonte qëllimin.

Ndër të tjera Ambasada vlerëson se përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Ambasada vlerëson se është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...