"Nuk ruajtën dot gjakftohtësinë", shqiptarët kapen me kokainë, heroinë dhe mijëra euro në makinë

"Nuk ruajtën dot gjakftohtësinë", shqiptarët kapen me kokainë, heroinë dhe mijëra euro në makinë
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Si pasojë e operacionit të realizuar në zonën midis pyjeve të Marnate dhe Castellanza u arrestuan shqiptarët e moshave 52 dhe 33 vjeç.

Ata janë arrestuar në momentin që po kalonin pranë një patrulle policie. Shqiptarët po nervozoheshin dhe kjo ra në sy të karabinierëve. Ata nisën menjëherë kontrollin e automjetit dhe zbuluan se në sediljen e pasme mbaheshin 600 gram kokainë si dhe 14 mijë euro, të dyshuara si të ardhura prej trafikut të lëndës narkotike, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Në vendin e pasagjerëve të makinës gjendeshin edhe dy qese heroinë, që përmbanin rreth 5 gram substancë dhe 5 telefona celularë. Dyshohet se shqiptarët ishin furnizues të mëdhenj me drogë të zonës ku ata banonin. Të arrestuarit u dërguan më pas në burg.

/f.ç/Albanian Free Press Online/