“Nuk do njohim asnjë produkt të komisionit të reformës zgjedhore”

“Nuk do njohim asnjë produkt të komisionit të reformës zgjedhore”
“Zonja dhe zotërinj, ai nuk është komisioni i reformës zgjedhore. Ai është, në pjesën më të madhe, komisioni i paraburgimit  të Damian Gjiknurit me shokë. Asnjë produkt i tyre nuk përbën gjë tjetër veçse një turp. Nuk e njohim, nuk do ta njohim, mos harxhoni kohën kot”.

Ky është qëndrimi që kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur dje në lidhje me mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore, ku ishte e pranishme edhe deputetja Hajdari.

“Ky është një mesazh për ata që janë ulur bashkë me Damian Gjinkurin, që duhet të ishte në burg për vjedhje votash, të ulur bashkë me ata që janë kapur në përgjime duke blerë e shitur vota, duke kërcënuar demokratët”, shtoi ai.