Njihen pensionet e emigrantëve në Kanada

Njihen pensionet e emigrantëve në Kanada
Shqiptareve që jetojnë dhe punojnë në Kanda do t’u njihen edhe vitet e punës në Shqipëri për daljen e pensionit. Ministrja e ekonomisë dhe financave Anila Denaj shfrytëzoi panairin e punës për thënë se kjo është bërë e mundur falë marrëveshjes dypalëshe të firmosur mes dy vendeve. Denaj u shpreh se janë 60 mijë shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje.

“Nuk do të ketë asnjë shqiptar që jeton në Kanada sot, i cili do të quaj të humbur çdo ditë punë, si në Shqipëri dhe në Kanada, pasi mbulimi i të dyja periudhave, ia bën të mundur të gjithë njohjen e kontributeve kudo që janë paguar, në Shqipëri ose në Kanada për skemën e tij të pensionit. Është e rëndësishme të komentojmë dhe faktin që kudo që ai ndodhet do të bëjë të mundur tërheqjen e pensionit, pasi kjo marrëveshje bashkëpunimi ia mundëson” pohoi Denaj. Nga ana tjetër ajo u bëri apel të rinjve që të përfitojnë nga panairi i punës.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka komentuar ne rrjetet sociale te dhënat e fundit te bankës botërore ne lidhje me punësimin ne Shqipëri. Shefi i ekzekutivit ka vene ne dukje se qe prej vitit 2013, papunësia ne vendin tone është ulur me 6%.