Një filxhan kafe "fundosi" vrasësin dhe përdhunuesin për krimin e bërë 47 vite më parë, si u zbulua ngjarja

Një filxhan kafe "fundosi" vrasësin dhe përdhunuesin për krimin e bërë 47 vite më parë, si u zbulua ngjarja
Pas 40 vitesh, ishte ADN-ja në filxhanin e kafes që “fundosi” vrasësin 77-vjeçar. Një burrë është arrestuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në vitin 1972 falë një testi ADN-je.

Autoritetet zbuluar 77-vjeçarin falë një faqeje gjenetike dhe ADN-së nga një filxhan kafeje.

Terrence Miller u arrestua në shtëpinë e tij në  Edmonds, Ëashington dhe u akuzua për vrasjen e 20-vjeçares, Jody Loomis katër dekada më parë.

Autoritetet thanë se Loomis ishte duke udhëtuar me biçikletë nga shtëpia e saj në një stacion më 23 gusht 1972, kur u sulmua dhe u qëllua me plumb në kokë.

Ajo u gjet e përdhunuar dhe pothuajse e zhveshur nga dy njerëz në një zonë të pyllëzuar rreth 30 minuta pasi u pa për herë të fundit e gjallë.

ADN-ja u gjet nga sperma në çizmet që Loomis mbante veshur në kohën e sulmit, por hetuesit nuk arritën të gjenin dot përdhunuesin.

Ndërsa Miller u identifikua nga një testim gjenetik.

Vitin e kaluar policia ngarkoi një skedar digjital që provat e ADN-së të mbledhura nga skena e vrasjes së Loomis në GEDmatch, një faqe interneti gjenetike.

Ata zbuluan se ADN-ja i përkiste një prej gjashtë vëllezërve.

Pas hetimeve të mëtejshme u zbulua se ishte Miller autori i vrasjes. Ai jetonte vetëm 5 km larg vendit ku u gjet trupi i Loomis.

Detektivët ndoqën Miller dhe morën një filxhan kafeje që ai e hodhi në koshin e plehrave. Më pas bënë verifikimin e ADN-së në filxhan dhe spermës së gjetur në këpucën e viktimës.

“Pas më shumë se 46 vitesh në kërkim të vrasësit të Loomis më në fund mund ti japim një lajm të mirë familjes së Jody”, tha policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/