Nis protesta e opozitës, qytetarët grumbullohen tek Kryeministria

Nis protesta e opozitës, qytetarët grumbullohen tek Kryeministria
Me flamuj kuq e zi dhe pankarta kundër kryeministrit dhe qeverisë ka nisur protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku opozita do të mbajë në orën 18:30 protestën e 4-të kombëtare që do të zhvillohet në Tiranë.

Të parët që marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ishin Banorët e Unazës së re

Rreth 300 të rinjtë e PPE që janë në Tiranë i janë bashkuar gjithashtu protestës.

Kreu i PD-së Lulzim Basha iu është bashkuar qytetarëve në Bulevard rreth orës 18:40.

Opozitarët kanë kërkuar leje deri në mesnatë, ndërsa në përgjigje policia e Tiranës, ka dhënë leje për të protestuar deri në orën 20:30.

Policia ka krijuar një gardh para ndërtesës së Kryeministrisë ku ka nisur tubimi i protestuesve. Para tyre është vendosur edhe një gardh hekuri për të ndalur protestuesit. /l.k./

 

loading...
loading...