“Nëse Kosova heq taksën, unë thërras sesion dialogu”

“Nëse Kosova heq taksën, unë thërras sesion dialogu”
Duke folur nga Tirana, komisionerja Federica Mogherini tha gjithashtu se është e gatshme të thërrasë që sot një sesion të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Por sipas saj, e gjitha është në dorë të politikës në Kosovë. “Nëse qeveria kosovare do të hiqte që sonte taksën 100% ndaj produkteve serbe, - tha shefja e politikave të jashtme në BE, Mogherini, - ajo do të ishte e gatshme të niste negociatat për të ulur në tryezë dialogu palët e dy shteteve me marrëdhënie të vështirë”.

Teksa garantoi se nuk ka asnjë plan komploti mes saj, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të copëtuar Kosovën. Mogherini theksoi se është e përqendruar plotësisht në punën e saj, e cila është për të krijuar të gjitha kushtet që Kosova dhe Serbia të ulen në dialog për të arritur një marrëveshje të ligjshme mes tyre.

Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për vite me radhë për Beogradin, Prishtinën dhe rajonin”, nënvizoi ajo.