Ndizet me molotov, fishekzjarre e gaz lotsjellës situata tek Parlamenti

Ndizet me molotov, fishekzjarre e gaz lotsjellës situata tek Parlamenti
Turma e protestuesve ka rrethuar parlamentin dhe protestuesit po hedhin vazhdimisht mjete piroteknike drejt godinës dhe policisë.

Situata e tensionuar u përshkallëzua kur u hodh fishekzjarre dhe molotov ndërkohë që policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Protestuesit herë herë zbrapsesish kur hidhej gazi lotsjellës dhe më pas ktheheshin sërish para parlamentit.

I gjithë oborri i parlamentit duket në flakë dhe i mbuluar nga tymi.

Mes protestuesve janë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...