Mrekulli në Champions/ Liverpul kualifikohet në finale me përmbysje spektakolare, Barcelona largohet kokëulur

Mrekulli në Champions/ Liverpul kualifikohet në finale me përmbysje spektakolare, Barcelona largohet kokëulur
Liverpuli është finalistja e parë e këtij sezoni në UEFA Champions League.  Messi e Barcelona largohen kokulur nga Anflid.

Një ndër përmbysjet më të mëdha dhe më të pabesueshme në historinë e Champions. Liverpul  siguroi finalen e dytë radhazi për të Kuqtë, duke lënë jashtë Barcelonën dhe Lionel Messi, ndonëse këta të fundit fituan ndeshjen e parë 3-0.

Liverpul shënoi në pjesën e parë dhe përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, në 4-0.

Një përmbysje historike, në UEFA Champions League.

I futur në pjesën e dytë, Ëijnaldum, bën mrekullinë dhe realizon dy gola për dy minuta, në harkun e 10 minutave të para të pjesës së dytë.

Origi shënoi golin e dytë personal dhe të përmbysjes së madhe.

Liverpool, finalist i sezonit të kaluar në Champions,  synon trofeun e gjashtë që do të luhet në “Wanda Metropolitano” të Madridit, më 1 qershor, trofe që i mungon prej 2005.

Nesër në mbrëmje në Amsterdam përcaktohet ekipi i dytë finalist mes Ajax dhe Totenhem. Ndeshja e parë mes tyre në Londër përfundoi 1-0.

Liverpul-Barcelona  4-0 (0-3)

Shënues: Origi 12’, 79’, Wijnaldum 54’, 56’

Liverpul: Allison, Aleksander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson (Wijnaldum 46’), Milner, Fabinjo, Henderson, Shaqiri (Sturridge 90’), Origi (Gomez 85’), Mane. Trajner: Jorgen Klop

Barcelona: Ter Shtegen, Jordi Alba, Lengle, Pike, S. Roberto, Buskets, Vidal (Arthur 75’), Rakitiç (Malcom 87’), Coutinho (Semedo  60’), Suares, Messi. Trajner: Erenest Valverde

Gjyqtar:  Cuneyt Çakir

/f.ç/Albanian Free Press Online/