Momente tmerri për mjekun e Librazhdit, grabitësit e armatosur e dhunojnë në shtëpi, i marrin lekët dhe bizhuteritë

Momente tmerri për mjekun e Librazhdit, grabitësit e armatosur e dhunojnë në shtëpi, i marrin lekët dhe bizhuteritë
Një mjek i njohur në qytetin e Librazhdit, është grabitur dhe dhunuar në banesën e tij gjatë natës së kaluar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 1, ndërsa viktimë e grabitjes ka qenë mjeku gjinekolog Kujtim Albrahimi, ish-drejtor i spitalit të qytetit.

Mjeku ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten.

Ai ka treguar se grabitësit e armatosur kanë stakuar sinjalin e alarmit, ndërsa kanë marrë me vete edhe serverin që regjistron pamjet nga kamerat e sigurisë, duke shprehur bindjen se bëhej fjalë për profesionistë.

Albrahimit i janë rrëmbyer me dhunë rreth 10 milionë lekë, të siguruara nga një shtëpi e shitur së fundmi, si dhe disa bizhuteri të familjes.

Ai ka përjetuar së bashku me bashkëshorten minuta tmerri, ndërsa në fytyrë ka ende gjurmët e dhunës së ushtruar për të treguar vendin ku ishin sendet me vlerë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...