Mollëzat e ngritura, tregues bukurie?

Mollëzat e ngritura, tregues bukurie?
Disa standarde të bukurisë janë më të pranueshme dhe kuptueshme kundrejt standardeve tjera. Për shembull, fytyra simetrike vlerësohet në shumë kultura, por karakteristika tjera konsiderohen si “standarde tërheqëse” dhe kjo nuk është aspak e qartë pse. Mollëzat e ngritura duket se janë një nga ato tipare që duket se vlerësohen mjaft nga të gjithë.

Pse njerëzit i pëlqejnë kaq shumë?

Çfarë bëjnë vallë për ta bërë veten pjesë të rëndësishme të arsenalit atraktiv? Mos është vallë vetëm konspiracion nga revistat e yjeve dhe supermodeleve? Ajo që njerëzit konsiderojnë si atraktive për fytyrën e njeriut, në fakt është me interes të madh për shkencëtarët. Gjërat që ne pëlqejmë përcaktojnë se me çfarë lloji të njerëzve do të martohemi dhe do të kemi fëmijë, dhe kështu çfarë tipare trashëgohen nëpër breza. Pra, këto tipare a kanë ndonjë lloj avantazhi, apo ne i lidhim këto tipare që duam ti shohim tek partnerët tanë? Shpesh përgjigja është po, edhe nëqoftëse besojmë nënvetëdije.

Tregojnë se një person është seksualisht i pjekur.

Ky është një nga elementet themelore të ndërlidhjes mes atraktivitetit dhe mollëzave të ngritura: rritja e mollëzave vijon drejtpërdrejt me rritjen tonë si njerëz me pjekuri seksuale. Mollëza të mëdha e të ngritura paraqesin shenjë se një grua është e pjekur dhe e aftë për të krijuar familje.

Tregon besueshmëri.

Një studim i bërë më 2014 nga shkencëtarët e Universitetit të New York-ut, ka zbuluar se çuditërisht në mënyrë të pavetëdijshme mollëzat e ngritura lidhen me besueshmërinë. Shkencëtarët kanë bërë një seri fotosh të tipareve njerëzore dhe ka rezultuar se njerëzit me këto tipare dominonin besueshmëri. Për çudi, ne duam të shohim njerëzit me mollëza të ngritura, në fakt u besojmë se çfarë thonë. P.sh. rezulton se nuk mund të atribuojë suksesin inteligjencës së tij. Po ashtu edhe struktura e fytyrës së tij të jep këtë ndjesi besimi.

Femrat kanë zgjedhur mollëzat e ngritura tek meshkujt për mijëra vite.

 

I kthehemi studimit të bërë më 2004, kur një grup i shkencëtarëve nga Instituti Senckenberg në Gjermani si dhe Universiteti i Cambridge-it, kanë zbuluar një teori shumë interesante në lidhje me atë se pse pëlqejmë mollëzat e ngritura: femrat mund të kenë bërë këtë përzgjedhje seksuale gjatë historisë njerëzore, në vend që të fokusoheshin tek dhëmbët e mëdhenj. Kjo rezulton edhe me paraqitjen agresive të meshkujve.

Meshkujt me mollëza dhe fytyrë me të gjerë janë ndërlidhur rregullisht me sjellje më agresive. Dhe, kjo ndërlidhet me teorinë tjetër se pse mollëzat kanë mbijetuar kaq gjatë kohë tek meshkujt. Pra, duket si kombinim i faktorëve të shumtë që ndikon në mbajtjen e meshkujve me mollëza të gjera në krye të listës sonë për kaq shumë kohë.