Mogherini e prerë: Krizën politike zgjidheni vetë, nuk bëj negociata me politikën e brendshme

Mogherini e prerë: Krizën politike zgjidheni vetë, nuk bëj negociata me politikën e brendshme
Shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, ka qenë e prerë teksa tha se Brukseli kërkon që kriza politike në Shqipërisë të zgjidhet nga aktorët brenda saj.

Në konferencën me kryeministrin Rama, Mogherini tha se nuk negocion ndërmjet partive politike në një vend të caktuar, qoftë brenda BE apo jashtë tij.

“Asnjëherë nuk promovoj dhe nuk hyj në negociata apo ndërmjetësime ndërmjet partive politike në një vend të caktuar qoftë brenda BE apo jashtë tij, këtë duhet ta bëjë politika e brendshme dhe roli i BE është që të ketë marrëdhënie me institucionet, me qeverinë, parlamentin, presidentin dhe shoqërinë. Ky është roli që i përmbahem në mënyrë të rreptë. Nuk kam bërë negociata apo ndërmjetësime në 2017 në dinamikën e brendshme të politikës shqiptare dhe nuk e kam bërë as në vendet e tjera. Kjo nuk është qasja jonë për marrëdhëniet institucionale dhe politike me vendet tona partnere”, deklaroi Mogherini.

/f.ç/Albanian Free Press Online/