Miqësia e pazakontë mes një kali dhe një dhie

Miqësia e pazakontë mes një kali dhe një dhie
Në fillim ishte e vështirë që ata të qëndronin bashkë, por tani kali Coaster dhe dhia Buttercup, janë të pandashëm dhe kjo është një miqësi e pazakontë. Kali Coaster, ishte duke luftuar me ankthin kur mbërriti në stallën e re në Uashington, me pronarët e tij të cilët vendosën se kali kishte nevojë për një shok.

Pronarët i çuan një dhi në sallë pasi kjo e fundit u shpëtua nga tregu i mishit, vetëm kur ishte pak muajshe. Ata shpejt u bënë shokë të ngushë dhe shpesh shihen duke përkëdhelur njëri-tjetrin.

Kafshët kanë udhëtuar në Bregun Perëndimor nga Kalifornia në Uashington, ku kali duket së bashku me dhinë Buttercup dhe kjo gjë ndodh prej 4 vjetësh. Së bashku kanë fituar shumë fansa në Instagram.

 

loading...
loading...