Milan nuk mjaftohet vetëm me trajnerin e Lazio-s, kërkon edhe Igli Taren

Milan nuk mjaftohet vetëm me trajnerin e Lazio-s, kërkon edhe Igli Taren
Milan pas shkarkimit të trajnerit Genaro Gattuso, pret zyrtarizmin e trajnerit të ri.

Pritet të jetë trajneri i Lazio, Simone Inzaghi.

Pas një bashkëbisedimi të gjatë me Paolo Maldinin, Gazidis ka vendosur për Simone Inzaghin edhe pse që ky i fundit të firmosë me Milanin duhet që më parë të lirohet nga kontrata që ka me Lazio.

Inzaghi që fitoi këtë sezon Kupën e Italisë me Lazio pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me kuqezinjtë me një pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon. Është folur edhe për Igli Taren, aktualisht drejtor sportiv i Lazio, që mund t’i bashkohet Milan, me trajnerin Inzaghi, por largimi i shqiptar vështirë të pranohet nga presidenti Lotito.

Si Tare dhe Inazghi janë në kontratë me Milan, gjithsesi për trajnerin zgjidhja e kontratës shihet e realizueshme nga projekti ambicioz i kuqezinjve për të ardhmen.

loading...
loading...