Meta: Po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur

Meta: Po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, doli dje për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura, në kuadër të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ku ka humbur jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe Rreshteri Julian Kapaj.

Presidenti Meta tha se i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA-së në Letoni.

Presidenti shtoi se ai po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Majorit Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj.