Meta-Pendarovski: Shqiptarët, mbështetës të rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut

Meta-Pendarovski: Shqiptarët, mbështetës të rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Presidentin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit, Presidenti Meta vlerësoi mbylljen e suksesshme të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në një frymë të qetë dhe demokratike në të dy raundet, si dhe mesazhet dhe qëndrimin e Presidentit të ri Pendarovksi si gjatë fushatës, edhe pas përfundimit të procesit elektoral.

“Vlerësoj qëndrimin e Presidentit të zgjedhur për ndërtimin e një shoqërie multi-etnike në Maqedoninë e Veriut dhe ku asnjë popullsi apo komunitet nuk do të ndihet i diskriminuar. Në veçanti çmoj rolin kyç të partive politike shqiptare në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut, që u dëshmua dhe në këto zgjedhje.

Shqiptarët kanë treguar vazhdimisht që janë promotorë dhe mbështetës të fuqishëm të rrugës europiane dhe zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale, me mbështetjen e gjerë ndaj kandidaturës së Presidentit të zgjedhur, ata treguan mbështetje ndaj rrugës Euro-Atlantike dhe ndërtimit të një shoqërie dhe shteti multi-etnik”, – tha Meta.

loading...
loading...