Messi një “jashtëtokësor”, goli numër 600 për “muze”  

Messi një “jashtëtokësor”, goli numër 600 për “muze”  
Lionel Messi mund të arrinte në kuotën e 600 golave, nëse do të shënonte dy gola ndaj Liverpool.

Messi para ndeshjes kishte realizuar 598 gola gjatë karrierës 14-vjeçare.

Mbrëmjen e djeshme, edhe pse nuk e kishte një synim të tillë, goli i tij i 600-të, pas një goditje perfekte nga jashtë zonës do të mbahet mend gjatë.

Barcelona është kurorëzuar me titullin kampion në Spanjë dhe kërkon trofeun e Champions League, ndërkohë që ka ende ndeshje që argjentinasi të thellojë rekordin.

Messi golin e parë në karrierë e shënoi ndaj Albacete më 1 maj 2005.