Menaxheri i VIP-ve në Tiranë, i ftuar "special" në emision: Ëndrra ime, të bëhesha porno-star!

Menaxheri i VIP-ve në Tiranë, i ftuar "special" në emision: Ëndrra ime, të bëhesha porno-star!
Ai njihet si menaxher i disa personave që thirren “VIP”-a, ose e përkthyer ndryshe Xhani Demika menaxhon (persona shumë të rëndësishëm).

Xhani Demika, i ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites, ku të pranishëm veç tij dhe prezantueses ishin edhe dy vajza të tjera, tha se puna si menaxher po i shkon shumë mirë, por  zbuloi se ëndrra e tij nuk ka qene menaxhimi, por të bëhej pornostar.

Xhani sqaroi moderatoren Evi Reci se ndonëse nuk e ka realizuar deri tani ëndrrën e tij, me punën e menaxhimit ndihet mirë dhe bën para më shumë se sa me sportin apo fizioterapinë, për të cilën ka kryer edhe studimet.

loading...
loading...