Mediat lëshojnë "bombën": Bale në merkato për 13 mln euro

Mediat lëshojnë "bombën": Bale në merkato për 13 mln euro
Tashmë ka mbetur totalisht në hije teksa mjaft e quajnë si blerja më e dështuar e Real Madrid.

Gareth Bale duket se ka bërë gati valixhet ndërkohë që Real kërkon të largojë sulmuesin 29-vjeçar.

Por fakti që nuk preferohet nga Zinedine Zidane nuk bind asnjë skuadër tjetër. Gjithsesi, ofertat për të nuk mungojnë. Më i interesuara duket se është ish-skuadra e tij, Tottenham Hotspur.

"Gjelat" janë të gatshëm ta huazojnë fillimisht Bale, me opsion për blerjen përfundimtare të tij. Sipas mediave spanjolle dhe angleze, huazimi i Bale do i kushtojë Tottenham të paktën 13 milionë euro.

Shifër që pritet të bind Realin e Madridit, që 6 vite më parë e bleu nga Tottenham për shifrën e 102 milionë eurove./f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...