Më shumë aksidente në punë, 195 raste ne 2018

Më shumë aksidente në punë, 195 raste ne 2018
Aksidentet në punë mbeten shqetësuese ndërkohë që janë  rritur kontrollet nëpër kompanitë për të parë kushtet e punës.

“Në vitin 2018 janë 195 të aksidentuar në punë. Pjesa më e madhe janë në ndërmarrjet e prodhimit, minierave, dhe sektorin e ndërtimit. Numri i inspektimeve në kompani për aksidente në punë është rritur nga 115 në 162 nga 1 vit më parë”, janë shifrat e dhëna nga Ministria e Financës.  Sipas kreut të Inspektoratit të Punës, vetëm gjatë 3-mujorit të parë të 2019 kanë ndodhur 42 aksidente në punë, prej të cilave 13 punonjës kanë humbur jetën.

“Për periudhën Janar – Mars të 2019 janë regjistruar 42 raste të aksidenteve në punë, 43 punëmarrës të aksidentuar ku prej 13 prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar fatale për jetën e punëmarrësve. Shënon një ulje 6% numri i punëmarrësve të aksidentuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Gjatë 3 mujorit të parë të 2019-ës janë inspektuar 3533 subjekte, sipas të cilave 891 punonjës punojnë pa kontratë individuale, kundrejt 191 punëmarrësve pa kontratë.