Me 600 mijë euro drogë në makinë, qeni i bën "gropën" shqiptarit në Itali

Me 600 mijë euro drogë në makinë, qeni i bën "gropën" shqiptarit në Itali
Një shqiptar dhe një grek i lindur në Gjermani janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë në Itali.

Rreth 2 kilogramë kokainë e pastër, u sekuestruan, që nëse do nxirreshin në treg do  paketoheshin në mbi 15,000 doza, vlera e së cilës do të shkonte mbi 600,000 euro është sekuestruar nga policia italiane në Fiernce.

Droga u kap në një automjetet me targa holandeze, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj: 35-vjeçari K.K, shqiptar, por banues në Asti, dhe 25-vjeçari S.M, i lindur në Gjermani, por me pasaportë greke.

Nervozizmi i demonstruar nga të dy personat që gjendeshin në mjet, bënë që policët, me ndihëm ne një qeni antidrogë të kontrollonin mjetin.

Në fund të makinës, sipër bagazhit policia gjeti dhe sekuestroi kokainën.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...