MBLEDHJA E KRYESISË/ Dalin emrat e kandidatëve të PS-së për 61 bashkitë, Rama surprizon me Durrësin

MBLEDHJA E KRYESISË/ Dalin emrat e kandidatëve të PS-së për 61 bashkitë, Rama surprizon me Durrësin
Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar sot emrat e kandidatëve për kryetar në të gjitha bashkitë e vendit.

Përjashtim bën vetëm Peqini me Hasin, ku duket se ka ende dilema.

Në bashkitë e mëdha janë konfirmuar kryetarët aktualë, si në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Korçë, ndërsa janë konfirmuar kandidatët e përfolur në Elbasan, Shkodër dhe Lezhë.

Surpriza më e madhe është emri i zyrtarizuar si kandidat për Durrësin.

Bëhet fjalë për drejtoreshën aktuale të Tatim-Taksave, Valbona Sako, një emër i sponsorizuar nga kryetari aktual, Vangjush Dako.

Kandidatura e Sakos erdhi pasi u rrëzuan një sërë emrash si ato të Milva Ekonomit, Spartak Kovaçit, Klodiana Spahiut dhe të tjerë që qarkulluan si alternativa.

Pavarësisht cilësisë së emrave të paraqitur si kandidatë, në zgjedhjet e 30 qershorit nuk parashikohet të ketë garë, pasi partitë e opozitës nuk janë të regjistruara në zgjedhje. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

 

ELBASAN

  1. Elbasan Gledian Llatja
  2. Belsh Arif Tafani
  3. Cërrik Andi Salla
  4. Gramsh Klodian Taçe
  5. Librazhd Kastriot Gurra
  6. Peqin (Pa caktuar ende)
  7. Përrenjas Nuri Belba

 

FIER

  1. Fier Armando Subashi
  2. Lushnjë Fatos Tushe
  3. Divjakë Fredi Kokoneshi
  4. Patos Rajmonda Balilaj
  5. Mallakastër Qerim Ismaili
  6. Roskovec Majlinda Bufi

 

GJIROKASTËR

  1. Gjirokastër Flamur Golemi
  2. Tepelenë Tërmet Peçi
  3. Këlcyrë Klemend Ndoni
  4. Libohovë Luiza Mandi
  5. Memaliaj Gjolek Guci
  6. Përmet Alma Hoxha
  7. Dropull Dhimitër Tola

 

SHKODËR

  1. Shkodër Valdrin Pjetri
  2. Fushë-Arrëz Fran Tuçi
  3. Malësi e Madhe Tonin Marinaj
  4. Pukë Gjon Gjoni
  5. Vau i Dejës Mark Babani

 

DURRËS

  1. Durrës Valbona Sako
  2. Krujë Artur Bushi
  3. Shijak Elton Arbana

 

LEZHË

  1. Lezhë Pjerin Ndreu
  2. Kurbin Majlinda Cara
  3. Mirditë Ndrec Deda

 

BERAT

  1. Berat Ervin Demo
  2. Kuçovë Sybi Shehu
  3. Poliçan Adriatik Zotkaj
  4. Skrapar Adriatik Mema
  5. Ura Vajgurore Juliana Memaj

 

TIRANË

  1. Tiranë Erjon Veliaj
  2. Vorë Agim Kajmaku
  3. Kamëz Rakip Suli
  4. Kavajë Redi Kralji
  5. Rrogozhinë Haxhi Molla

 

KORCË

  1. Korçë Sotiraq Filo
  2. Devoll Eduard Duro
  3. Kolonjë Erjon Isai
  4. Maliq Gëzim Topçiu
  5. Pogradec Ilir Xhakolli
  6. Pustec Pal Kolevski (aleat)

 

KUKËS

  1. Has Liman Morina / Adem Lala (Pa konfirmuar)
  2. Kukës Safet Gjici
  3. Tropojë Rexhë Biberaj

 

DIBËR

  1. Bulqizë Lefter Alla
  2. Dibër Dionis Imeraj
  3. Klos Ilmi Hoxha
  4. Mat Agron Malaj

 

VLORË

  1. Vlorë Dritan Leli
  2. Konispol Shuaip Beqiri
  3. Sarandë Ardian Gurma
  4. Selenicë Simbol Preza
  5. Delvinë Majlinda Qilimi
  6. Himarë Jorgo Goro
  7. Finiq Kristo Kiço
loading...
loading...