Mbërrin në atdhe i mbuluar me flamur trupi i Dëshmores së Atdheut Zarife Hasanaj, humbi jetën në misionin e NATO-s

Mbërrin në atdhe i mbuluar me flamur trupi i Dëshmores së Atdheut Zarife Hasanaj, humbi jetën në misionin e NATO-s
Ka mbërritur sot në atdhe trupi i nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën tre ditë më parë nga shpërthimi i një mine në Letoni.

Arkivoli me trupin e pajetë të 32-vjeçares së shpallur “Dëshmore e Atdheut”, i mbuluar më flamurin kuqezi,  ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 13.05.

Trupi i efektives është mbajtur nga ushtarakët e Forcave të Armatosura, ndërsa në pistë kishin dalë për ta pritur familjarë, kolegë dhe përfaqësues të politikës shqiptare.

Nëntetarja humbi jetën gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s në Letoni ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake.

Nga shpërthimi u –plagosën edhe dy efektivë të forcave xheniere.

Familja Hasanaj ka edhe tre fëmijë të tjerë, ndërsa njëra prej motrave ka zgjedhur të jetë pjesë e Forcave të Armatosura. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google