Mbante 1 mijë armë në shtëpi, e arreston policia

Mbante 1 mijë armë në shtëpi, e arreston policia
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një shtetasi amerikan në qytetin e Los Angeles u kapën dhe konfiskuan mbi 1000 armë.

Një zyrtar i departamentit të policisë së Los Angeles, tha në deklaratën e tij se pas operacionit të kontrollit të shtëpisë së një personi për të cilin dyshohej se prodhonte dhe shiste armë në kundërshtim me ligjin u konfiskuan mbi 1000 armë.

Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF) po kryen një hetim të përbashkët me policinë e Los Angelos. Sipas policisë, nuk ka arsye për të besuar se ky paraqet ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për publikun.

Po sipas zyrtarit, kurrë nuk kishte parë kaq shumë armë në karrierën e tij prej 31 vjetësh.

Armëmbajtësi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, mbahet në paraburgim. /l.k./

Marrë nga www.washingtonpost.com