Mavraj: Reja është si babai jonë, Lenjani: Panucci nuk ishte më tepër shqiptar se unë

Mavraj: Reja është si babai jonë, Lenjani: Panucci nuk ishte më tepër shqiptar se unë
Mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe mesfushori Emir Lenjani, të dy të lënë jashtë nga Christian Panucci në dy ndeshjet e para kualifikuese Euro 2020, u rikthyen nga trajneri i ri Edy Reja.

Ata folën para dy ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares, ndaj Islandës më 8 qershor dhe Moldavisë më 11 qershor.

Rreth rikthimit, Mavraj vuri rej edhe disa ndryshime të rëndësishme. “Më duhet pak kohë t’i analizoj këto ndryshime dhe akoma nuk mund të jap një mendim, si ka ndryshuar për mirë apo keq. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte grupi i madh. Kur u futa nuk e gjeta ulësen time. Para ndeshjes me Skocinë kemi qenë të fokusuar. Tani kemi ardhur nga kampionati. Disa lojtarë kanë probleme. Akoma nuk e kemi përqendrimin. Me udhëtimin fokusi do të jetë më ndryshe,” theksoi Mavraj.

Lidhur me përshtypjet e para për trajnerin e ri kuqezi Edy Reja, Mavraj ,u shpreh: “Duket simpatik, i qetë. Është si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende.”

Mërgim Mavraj pati një eksperiencë me Aris në Greqi para se të bashkohej me Ingolstad në pjesën e dytë të këtij sezoni, në Gjermani. Lidhur me të shkuarën te Aris ai tha:  Ka kaluar shumë kohë, i kam harruar. Besoj që ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Jashtë futbollit ka qenë periudhë e mirë, kam njohur dhe shumë shqiptar. Për sa i përket futbollit kanë qenë shumë dallime të mëdha me futbollit gjerman, nuk i përballoja dot.”

Për rikthimin te Kombëtarja e Shqipërisë, Mavraj që ka mbajtur më herët edhe shitirin e kapitenit, shtoi: “Liga e Kombeve na eci keq. Të gjithë s’kemi qenë të kënaqur me paraqitjet tona. Po u përmirësuam nga loja do të vijnë edhe rezultatet. Ka pasur shumë ndryshime kohët e fundit. Duhet të afrohemi edhe më shumë njëri me tjetrin. Rezultati vlen në futboll, nuk e kemi pasur, por i kemi cilësitë. Është momenti i duhur për të lënë të kaluarën pas. Do të kemi një shans të vërtetë”

Për kundërshtarin e 8 qershorit, në ndeshjen jashtë, kundër Islandës, mbrojtësi kuqezi nënvizoi: “Edhe në kohën e Canës, ka qenë ekip homogjen, i fortë, 11 luftëtarë. Grupi si grup e ka përgjegjësinë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Tani që nuk do të jem në fushë, këtë ndeshje, do tu jap vetëbesim. Do të na shërbejë të gjithëve për të ardhmen. Çdo ekip i suksesshëm ka 11 liderë, nuk është vetëm 1 .”

Emir Lenjani, i cili kaloi një sezon të shkëlqyer te Sion, me rikthimin e tij në Kombëtare, u shpreh pasi u la jashtë nga ish-trajneri Christian Panucci:

“Panuçi? Nuk dua të flas shumë për Panuçin pasi i kam thënë të gjithë dhe kam thënë të drejtën për mua. Unë personalisht nuk dua të flas se si kam kaluar me Panuçin. Ishte vendim i vështirë dhe më ka ardhur inat që nuk isha në Kombëtare, por Panuçi nuk më duket më shumë shqiptar sesa unë. Kam dhënë më të mirën që momentin që kam veshur fanellën për herë të parë.

Mungesa në Kombëtare, pasi u la jashtë nga Panucci? “Nuk e kam kuptuar pasi po bëja sezon me ndeshje mjaft të mira. Kam bërë 26 ndeshje dhe nuk isha në grumbullim. Nuk e dija çfarë të bëja atë moment por qëndrova i qetë dhe se çfarë ndodhi me Panucci-n e kam shkruar dhe e kam shpjeguar” nënvizoi Lenjani.

“Edi Reja? Jemi takuar disa lojtarë, Taulanti, Arlindi e të tjerë dhe kemi biseduar e na ka thënë mendimet qa ka për ne. Çdo trajner ka mendimin e vet pasi mund të luaj edhe si mbrojtës i majtë por luaj edhe në më para. Për mua nuk ka shumë problem pasi te Sion kam luajtur edhe si sulmues. Personalisht më pëlqen të luaj si mesfushor i majtë” u shpreh mesfushori.

“Me Islandën do të jetë ndeshje vendimtare dhe e vështirë. Më pas do të shohim për ndeshjen me Moldavinë, pasi ta mbarojmë ndeshjen ndaj islandezëve”, tha Lenjani.

loading...
loading...