Magjia e shafranit në bukurinë femërore

Magjia e shafranit në bukurinë femërore
Shafran i Indisë i njohur zakonisht si "halli” në Indi, rrjedh nga rrënjët e bimëve Curcuma Longa. Duke e pasur prejardhjen në Azinë e Jugut, kjo erzë ka qenë përdorur në kuzhinat indiane për shekuj me radhë. Bima shafran i Indisë është një bimë shumëvjeçare e cila i përket familjes se xhenxhefilit . Kjo bimë thahet dhe përdoret për të bërë pluhurin që quhet shafran i Indisë. Ky pluhur është me ngjyre të thellë portokalli në te verdhë dhe ka një shije të dukshme prej dheu, pak të hidhur dhe pak spec dhe një erë mustarde për shkak të pranisë së një substance të quajtur “curcumin”. Përveç konsumit, ajo është përdorur për ngjyrosje te tekstileve .

Por shafrani i Indisë ka qenë përdorur si një produkt bukurie për shekuj me radhë. Kjo është një mënyrë pa shume kosto dhe e natyrshme në trajtimin e shumë problemeve të lëkurës dhe për të pasur një lëkurë të përsosur.

Trajtim për aknet :

Shafran i Indisë është efektiv në trajtimin e akneve, fale dy vetive te tij antiseptike dhe antibakteriale. Në këtë mënyrë lufton puçrrat dhe aknet dhe ofron një shkëlqim rinor për lëkurën tuaj. Ju mund të përgatisni një maskë për fytyrën nga përzierja e pluhurit të shafranit të Indisë dhe pluhurit të drurit të Sandalit dhe duke shtuar lëng limoni për përzierje. Aplikoni atë në fytyrën tuaj për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni atë me ujë të vakët.

Maskë fytyre për lëkurë të thatë:

Shafrani i Indisë është i dobishëm për lëkuren me yndyrë pasi ai rregullon prodhimin e sebumit, një substancë vajore e prodhuar nga gjëndra dhjamore. Sharfani vepron si mbyllës dhe portokalli duke qenë burim i vitaminës C, ndihmon për të pastruar njollat . Për lëkurë të yndyrshme , bëni një pastë nga përzierja 1 ose 1/2 lugë pluhur dru Sandali dhe një majë luge shafran i Indisë dhe gjithashtu 3 lugë lëng portokalli dhe aplikojeni atë në fytyrën tuaj. Lëreni për 10 deri në 15 minuta dhe shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Trajtimin e rrudhave:

Shafran i Indisë në kombinim me përbërës të tjerë është efektiv në reduktimin e linjave dhe rrudhave. Ju mund të përgatisni një maskë fytyre nga përzierja e pluhurit të shafranit te Indisë dhe miell orizi të imët me qumësht të papërpunuar dhe lëng domate dhe ta aplikoni atë në fytyrë dhe qafë për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët. Kjo do të zvogëlojë rrudhat si dhe të shndrit lëkurën tuaj.

Trajtimi i strijave:

Shafrani i Indisë mund të ndihmojë në zbehjen e strijave . Për këtë qëllim, aplikoni një përzierje e miellit gram dhe shafran të Indisë me kos ose qumësht të papërpunuar ose thjesht ujë , për zbehjen e strijave .

Për trajtimin e thembrave të plasaritura:

Shafrani i Indisë është një agjent i shkëlqyer për shërim. Nëse ju keni thembra të plasaritura , ju mund të aplikoni një përzierje me 3 lugë shafran të Indisë, disa pika vaj kokosi ose vaj kastori në këmbët tuaja për 10 deri në 15 minuta para se të bëni dush.