Luana 'snuk' me grimin

Luana 'snuk' me grimin
Nuk është e para herë që ajo gabon me grimin dhe nga ajo nuk priten këto gabime kaq të dukshme.

Luana Vjollca bëri bujë me këtë foto nga të qenit tepër seksi me këtë të çarë të thellë që i zbulon shalët por ne na ra në sy diçka tjetër.

Në përpjekje për të bërë atë që quhet “konturim” në grim, pra në lojën e skalitjes së fytyrës, ajo e ka kthyer portretin e saj të ëmbël në një grim për teatër, pra të rëndë e me gabime.

Njollat e bardha poshtë syve, nga pudra, duken si një maskë.

Luana ndiqet nga shumë vajza të reja në stilin e saj ndaj duhet të bëjë shumë kujdes.